Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për furnizim me: Dru Zjarri për projektin e dimrit

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për furnizim me: Dru Zjarri për projektin e dimrit

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova 78 – Skopje
Personi kontaktues:  Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për furnizim me dru për ngrohje si pjesë e implementimit të projektit të dimrit, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve të lartë  përmendura dhe shpërndarjen e tyre te familjet e jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve.

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.

Projekti pëfshinë:

  1. DRU PËR NGROHJE – AHU ( njësi m3 );.

Drunjtë  për ngrohje do tu shpërndahen  familjeve të jetimave dhe nevojtarëve të qytetit të Shkupit dhe në rrethinë, si edhe disa qyteteve të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Kërçovë, Tetovë, Prilep, Koçani dhe Kumanovë).

Dru zjarri në total do të blihen 2.416 m³. Në ofertë kërkohet të jepet cmimi i m3 dhe të specifikohet nëse përfshihen ose jo në cmime shërbimet si më poshtë:

  1. Transporti,
  2. Faturë të rregullt tatimore,
  3. Pirun për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e paletave,
  4. Të respektojë kushtet e kontratës.

Shënim: pagesa do të realizohet nëpërmjet llogarisë bankare.

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim me dru, Projekti Dimëror 2022-2023 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, ne adresen: rruga Samoilova  78 –  1000 Shkup.  Preferohet që oferta  të dërgohet  me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi. Format oferten mund ta zbritni ketu: https://kalliri.org/blog/2022/09/27/format-oferte-per-dru-zjarri/

Tenderi eshte i hapur deri ne daten 19/10/2022 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila arrine pas kësaj date, do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të mund të merret në shqyrtim. 

Organizata Humanitare ” Kalliri i Mirësisë “  ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

  • Politika kundër rryshfetit dhe korrupsionit,
  • Kodi i Sjelljes,
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.

Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

Zyra e prokurimit

OH Kalliri i Mirësisë

12/10/2022 – Shkup, RMV

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *