Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË
Thirrje publike për oferta: Blerja mishi për projektin: KURBAN BAJRAMI 2022
Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova, 78 – 1000, Shkup | |
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë | |
Email: info@kalliri.org | Telefoni: 02 3112 629 |
Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” , e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.
Si një pjesë e projekteve të shumta, këtë herë O.H. Kalliri i Mirësisë shpallë thirrje publike për furnizim me lopë, si pjesë e implementimit të projektit “KURBANI 2022”, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e bagëtive lartë të përmendura, therrja e tyre, paketimi, si dhe shpërndarja e tyre familjeve të jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve që janë të regjistruar pranë organizatës sonë, gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit 2022.
Informacion i pergjithshëm:
Bagëtit duhët të jetë të pështatshëm për të përmbushur kriteret e kurbanit, duhet të kenë moshën e duhur. Të jenë të shëndetshme dhe në gjendje të mirë pa dëmtime që të ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e mishit të tyre, të çertifikuara.
I gjithë mishi duhet të jetë 100 % hallall.
Therrtorja dhe vendi ku do të paketohet mishi do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga stafi i Kalliri i Mirësisë. Kurban Bajrami pritet të filloj në datën 09 Korrik 2022.
Specifika:
Lloji i kafshes: Lopë
Pesha: Peshë e gjallë minimale 350 kg. Pesha Neto (mish) mesatare 120-140 Kg, duke hequr kokën, këmbët, lekurën dhe te brendëshmet.
Mosha: 4 ½ Vjeç Maksimumi
Sasia: 100 Lopë me një rritje maksimum deri në 10%.
Kërkohet nga kompania të siguroj dhe përmbush të gjithë ciklin e ketij projekti:
- Sigurimi i sasisë së lopëve,
- Të siguroj thertore, me të gjitha standartet higjeno-sanitare dhe kapacitet e nevojshme,
- Të siguroj transportin me makina frigoriferike deri në destinacionet e kërkuara,
- Të kryej paketimin e pakove te mishit (1 pako përmban minimum 5 kg mish),
- Të garantoj dhomat frigoriferike në ngrirje për të paktën 1 javë,
- Të ofroj faturë tatimore.
I gjithë proçesi i therrjes, konservimit, përgatitjes së pakove dhe shpërndarjes duhet të bëhet sipas të gjitha standarteve të lejuara dhe të njohura nga legjislacioni i shtetit.
Oferta juaj duhet të jetë në formatin e ofruar në ueb faqën tone ose në llogarinë në Facebook, mund ta zbritni këtu: https://kalliri.org/blog/2022/05/20/format-per-oferte-kurban-bajrami-2022/
, ku pas plotësimit duhet të futet në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën: Samoilova, 78 – 1000, Shkup ose mund ta dërgoni në posten elektronike: info@kalliri.org
NOTE: Brenda zarfit do vendosni Oferten ekonomike, kopje te EMBS-së dhe nje kopje te ekstraktit te kompanise, përbën pëlqim nëse paraqisni referenca nga projekte të ngjashme.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 03.06.2022, ora 12:00.
Cdo ofertë pas kësaj date nuk do të merret në konsideratë.
Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në: +38923112629
O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit
– Kodi i Sjelljes
– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë
Zyre për informim
O.H. Kalliri i Mirësisë
20/05/2022
Shkup – Maqedonia e Veriut