Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Thirrje publike për furnizim me: Artikuj ushqimor për projektin: RAMAZANI 2022

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me:

Artikuj ushqimor për projektin: RAMAZANI 2022

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova,78  – 1000, Shkup
Personi kontaktues:   Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Si pjesë e projekteve të shumta, O.H. Kalliri i Mirësisë shpall thirrje publike për furnizim me Artikuj ushqimor për pako të Ramazanit, si pjesë e implementimit të projektit “RAMAZANI 2022”. Çdo pako ushqimore (parashihen gjithsej 2,000 pako) do të përmbajë këta artikuj siç vijon në tabelë:

 

Nr Produkti Sasia në një pako
1 Miell 10 kg
2 Vaj 5 L
3 Sheqer 4 kg
4 Oriz 3 kg
5 Makarona 4 pako
6 Supë 10 pako
7 Qumësht 3 L
8 Fillet pule (ngrirë) 1 kg
9 Kripë 1 kg
10 Vegetë 0.5 kg
11 Hurma 1 kg
12 Ullinj 0.5 kg
13 Djathë 1 kg
14 Fasule 1 kg
15 Çaj 0.5 kg

 

Kërkohet nga kompania e interesuar për këtë bashkëpunim të percaktoj nëse në ofertën e dhënë janë te përfshira apo jo shërbimet e mëposhtme:
1.Çmimi për njësi dhe totali për gjithë sasine;
2. Sigurimi Produktit në sasinë e caktuar brenda afateve dhe viti prodhimi jo më të hershëm se viti 2021;
3. Transportin sipas kërkesës në destinacione në koordinim me organizatën tone;
4. Të kryej paketimin e pakove në pako nga kartoni (të cilat sigurohen nga Kalliri i Mirësisë);
5. Të ofroj fature tatimore;
6. Metoda e pagesës (me bank dhe pas përfudimit të shpërndarjes).
*Periudha e shpërndarjës jo më shumë se 7 ditë kalendarike.
*Është mjaft e rëndësishme prejardhja e produktit, viti i prodhimit dhe data e skadencës, ju lutem bashkangjisni kësaj oferte çertifikatën e origjines dhe raporte të analizave të cilësise së produkteve.
             Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për Artikuj ushqimor – RAMAZANI 2022 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 –  1000 Shkup. Për shkak të virusit Covid-19, është e preferuar është që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit.

Ofertat duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 12/03/2022 në ora 12.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit

– Kodi i Sjelljes

– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

 

Zyre për informim

O.H. Kalliri i Mirësisë

26/02/2022

Shkup – Republika Maqedonia e Veriut

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *