Kalliri Miresise
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00 am -  16:00pm

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare, si në të kaluarën ashtu edhe sot, po vazhdon t’u bëjë ballë sfidave të kohës, duke u munduar që, sipas mundësive, të qëndrojë gjithmonë pranë atyre që më së shumti kanë nevojë.

Në këtë sistem botëror në përgjithësi, e në veçanti në Maqedoni, ku numri i skamnorëve është në rritje e sipër, angazhimet dhe përpjekjet e OH “Kalliri i Mirësisë” plotësojnë një pjesë të konsiderueshme të nevojave të tyre, por përpos kësaj gjendet një hapësirë nevojash dhe vështirësish sociale shumë e madhe për tu plotësuar.

Me anë të projekteve të shumta, me qëllim kujdesin emocional dhe shpirtëror, organizata jonë ka për qëllim rivendosjen e vetëvlerësimit, perspektivën e jetës si dhe ringjalljen e shpresës për fëmijët dhe nënat e tyre.

Një numër i madh i fëmijëve, të regjistruar ndër vite që prej kohës së themelimit të organizatës, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme humanitare, kulturore dhe edukativo-arsimore.

Për kaq vite me radhë sa punojmë me jetimët, ne jemi munduar për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm, i cili është një faktor dhe parashikues i rëndësishëm për rritjen e tyre dhe formësimin e aftësivë për një jetë produktive.

Pos kësaj, fëmijët që janë pjesë e organizatës sonë, kanë përfituar mbështetje nga projektet e ndryshme si: projekti i shpërndarjes së makinave për rrobaqepësi për gratë, sigurimi i burimeve blegtorale për familjet në nevojë – dhurimi i kafshëve shtëpiake për familjet nevojtare për qumësht dhe prodhimet e tjera, ndërtimi i objektit të banimit në Shkup.

Megjithëse ekzistojnë shumë sfida, ne vazhdojmë fuqishëm dhe me elan drejt përmbushjes së misionit dhe përgjegjësive tona.