Kalliri Miresise
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00 am -  16:00pm

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me: Artikuj ushqimor për projektin: RAMAZANI 2020

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me:

Artikuj ushqimor për projektin: RAMAZANI 2020

Detajet për kontakt

 

Adresa:     Joakim Kërçoski, pn – 1000, Shkup
Personi kontaktues:   Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” , e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.

Si një pjesë e projekteve të shumta, këtë herë O.H. Kalliri i Mirësisë shpallë tender publik, për furnizim me Artikuj ushqimor për pako të Ramazanit, si pjesë e implementimit të projektit “RAMAZANI 2020”.

Çdo pako ushqimore do të përmbajë këta artikuj siç vijon në tabelë, ndërsa parashikohen të përgatiten rreth 1230 pako ushqimore:

 

Nr Produkti Sasia në një pako
1 Miell 10 kg
2 Vaj 4 l
3 Sheqer 3 kg
4 Oriz 3 kg
5 Suxhuk 1 kg
6 Supë 2 x 5 pako (10 total)
7 Qumësht 2 l
8 Mish pule 1.5 kg
9 Kripë 1 kg
10 Veget 0.5 kg
11 Hurma 1 kg
12 Ullinj 0.5 kg
13 Djathë 1 kg
14 Fasul 1 kg
15 Çaj 0.5 kg

 

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për Artikuj ushqimor – RAMAZANI 2020 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Joakim Kërçoski, pn –  1000 Shkup. Në këtë situatë të re, për shkak të virusit Covid-19, është e preferuar është që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit.

Ofertat duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 20/04/2020 në ora 12.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

 

O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit

– Kodi i Sjelljes

– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

 

Zyre për informim

O.H. Kalliri i Mirësisë

09/04/2020

Shkup – Maqedoni

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published.