Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për furnizim me: Pako ushqimore

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues:  Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për furnizim me Koncentratora Oksigjeni dhe Pako ushqimore, si pjesë e implementimit të projektit të Kovidit, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve lartë të përmendura dhe shpërndarja e tyre familjeve të jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve, si dhe institucioneve publike shëndetsore.

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.

Për këtë pjesë të projektit, kemi nevoje për këtë produkt:

PAKO USHQIMORE (1,370 copa)– Përmbajtja e pakos:

– Miell – 5kg,

– Vaj – 4L,

– Oriz – 3kg,

– Qumësht – 2L,

– Fasule – 2kg,

– Hurma – 1kg,

– Çaj – 0.5kg,

– Djath – 1kg,

– Sheqer – 3kg,

– Maska mbrojtëse – pako nga 50 copa (1 pako),

– Sapun antibakterial për dorë – 0.5L,

– Shampon – 0.5L.

 

Pakot ushqimore do tu shpërndahen familjeve të jetimave dhe nevojtarëve të RMV nëpër lokacioneve të ndryshme brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim Projekti Kovid 2022 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 –  1000 Shkup. E preferuar është që artikujt të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.

Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 05/07/2022 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim.

 

Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

  • Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit,
  • Kodi i Sjelljes,
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.

 

Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

 

Zyra e prokurimit

OH Kalliri i Mirësisë

28/06/2022

Shkup, RMV

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *