Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova, 78 – 1000, Shkup | |
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë | Telefoni: 02 3112 629 |
Email: kallirimiresise@gmail.com | Email: info@kalliri.org |
Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.
Kërkesë për shprehje interesi për: Inxhinier Ndertimi.
OH Kalliri i Mirësisë po kërkon Inxhinier Ndërtimi i liçensuar, me eksperiencë dhe të kualifikuar për të suportuar në projektin “Zgjërimi i shkollës fillore Naim Frashëri – f. Studeniçan”.
Qëllimi i detyrës është të punojë ngushtë me zyrën e OH Kalliri i Mirësisë në terren për të identifikuar fushat e punës që kërkojnë mbështetje, zhvillimin ose rishikimin e udhëzimeve/manualeve dhe udhëzimeve teknike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
2. Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi;
3. Njohuri ne zbërthimin e projekteve te ndërtimeve civile.
4. Monitoron dhe vlereson plan organizimin e punimeve.
5. Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
6. Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;
7. Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standartet;
8. Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës në zbatim;
9. Të jetë ndjekës shumë i mirë dhe zbatues me përpikmëri i rregullave të sistemit teknik.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
• Të ketë përfunduar Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Të posedoje licencë për punë si Inxhinier;
• Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në këtë profil;
• Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës;
• Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës;
• Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
Propozimi për tender dhe kosto:
Konsulenti (i vetëm) i interesuar për të kryer këtë punë duhet paraqise një propozim/ofertë, duke përfshirë sa vijon;
1. Letër motivuese/propozim i detajuar që përshkruan një shënim informues të metodologjisë dhe qasjes
2. CV
3. Shembuj të punës përkatëse
4. Vlera e shërbimit
5. Të jeni në gjendje të përfundoni projektin brenda afatit kohor të përmendur më sipër
6. Të jetë në gjendje të demonstrojë përvojë në punë të ngjashme
Metoda dhe kriteret e vlerësimit:
Konsulentët individualë do të vlerësohen bazuar në metodologjinë e mëposhtme:
Analiza kumulative
· Dhënia e kontratës do t’i bëhet konsulentit individual, oferta e të cilit është vlerësuar dhe përcaktuar si:
· Të përgjegjshme/të pajtueshme/të pranueshme dhe;
· Të ketë marrë rezultatin më të lartë nga një grup i paracaktuar kriteresh teknike dhe financiare të ponderuara specifike për kërkesën.
* Pesha e kritereve teknike 70%
* Pesha e kriterit financiar 30%
Islamic Relief nuk mbulon kostot si më poshtë:
1. Shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit.
2. Shpenzimet e akomodimit
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për një periudhë 6 mujore.
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 30/06/2022 në ora 12.00. Çdo aplikim i cili vjen pas kësaj date do të llogaritet si i vonuar dhe si i tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.
O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit
– Kodi i Sjelljes
– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë
– Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.
Zyra e prokurimit
O.H. Kalliri i Mirësisë
16/06/2026
Shkup – Maqedonia e Veriut