Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Thirrje publike për furnizim me: Dru për ngrohje dhe Batanije

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për furnizim me:

Dru për ngrohje dhe Batanije

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Joakim Kërçoski, pn – 1000, Shkup
Personi kontaktues:     Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.

Si një pjesë e projekteve të shumta, këtë herë O.H. Kalliri i Mirësisë shpall thirrje publike, për furnizim me Dru për ngrohje dhe Batanije, si pjesë e implementimit të projektit të dimrit, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve lartë të përmendura dhe shpërndarja e tyre familjeve të jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve.

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.

Projekti pëfshinë dy (2) artikuj :

  1. DRU PËR NGROHJE;
  2. BATANIJE.

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim Projektin Dimëror 2019-2020 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Joakim Kërçoski, pn –  1000 Shkup. E preferuar është që artikujt të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.

Ofertat në zarf duhet të dorëzohen në adresën e lartë përmendur, jo më vonë se data 10/12/2019 në ora 15.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

 

Zyra e prokurimit

OH Kalliri i Mirësisë

E Hënë – 27/11/2019

Shkup, RMV

 

 

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *