Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për punësim të përkohshem: Person për Mbulim Mediatik të projektit “DIMRI 2021-2022”

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për punësim të përkohshem:

Person për Mbulim Mediatik të projektit “DIMRI 2021-2022”

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues:   Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” , e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.

Si një pjesë e projekteve të karakterit sezonal, në këtë rrast O.H. Kalliri i Mirësisë shpall thirrje publike për ndihmë seyonale, si pjesë e projektit “Dimri 2021-2022”.

Si pjesë të aktiviteteve të këtij projekti, kemi nevojë për punëtor profesional të përkohshëm për realizimin e aspektit mediatik të këtij projekti, siç vijon:

  • Kandidati duhet të posedoje dituri teoretike, profesionale dhe praktike, si edhe eksperiencë rreth fotografimit dhe marrjes së video materialeve,
  • Kandidati duhet të posedoje aparaturë të përshtatshme për nxjerrje të foto/video materialeve me cilësi të lartë,
  • Kandidati duhet të jete fleksibil me orarin e aktiviteteve të realizuara dhe të caktuara nga organizata, për të cilën do të paralajmërohet jo më shumë se 3 ditë para aktivitetit,
  • Pas përfundimit të marrjes së gjitha materialeve, kandidati duhet ti sjelle të njëjtat në Hard Drive format dhe ti dorëzoje personit përgjegjës,
  • Kandidati duhet të krye montimin e foto/video materialeve të marra sipas kërkesave tona.

Aplikimet tuaja duhet ti sjellni ose dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Aplikim për Mbulim Mediatik të projektit – Dimri 2021-2022 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 –  1000 Shkup. Aplikimet tuaja mund ti dërgoni edhe nëpërmjet e-mailit.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 19/11/2021 në ora 12.00. Çdo aplikim i cili vjen pas kësaj date do të llogaritet si i vonuar dhe si i tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

 

O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit

– Kodi i Sjelljes

– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

Zyra e prokurimit

O.H. Kalliri i Mirësisë

05/11/2021

Shkup – Maqedonia e Veriut

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *