Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për furnizim me: Dru për ngrohje dhe Batanije

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për furnizim me: Dru për ngrohje dhe Batanije

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Joakim Kërçoski, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues:     Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

 

 

 

 

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.

Këtë rradhë O.H. Kalliri i Mirësisë shpall thirrje publike për furnizim me Dru për ngrohje dhe Batanije, si pjesë e implementimit të projektit të dimrit, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve lartë të përmendura dhe shpërndarja e tyre familjeve të jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve.

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.

Projekti pëfshinë dy (2) artikuj :

  1. DRU PËR NGROHJE – AHU (njësi m3);
  2. BATANIJE – MATERIAL PLUSHI (dimenzione 200cm x 240 cm).

Drunjët për ngrohje dhe batanijet do tu shpërndahen familjeve të jetimave dhe nevojtarëve të qytetit të Shkupit dhe rrethinës.

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim Projekti Dimëror 2020-2021 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Joakim Kërçoski, 78 –  1000 Shkup. E preferuar është që artikujt të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.

Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e lartë përmendur, jo më vonë se data 30/11/2020 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi. Në këtë situatë të re, për shkak të kushteve të Covid-19, është e preferuar është që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit.

 

Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

  • Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit,
  • Kodi i Sjelljes,
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.

Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

 

Zyra e prokurimit

OH Kalliri i Mirësisë

E Hënë – 16/11/2020

Shkup, RMV

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *