Kalliri i Mirësisë

FILLON GRUMBULLIMI I KURBANËVE NGA O.H. KALLIRI I MIRËSISË

Në prag të festës së Kurban Bajramit, O.H. Kalliri i Mirësisë ka filluar grumbullimin e kurbanëve për vitin 2026, me synimin që kjo sakrificë të arrijë tek familjet dhe individët që kanë më së shumti nevojë.

Kurbani është simbol i sakrificës, solidaritetit dhe afërsisë mes njerëzve. Ai bart në vete mesazhin e ndihmës, përkujdesjes dhe mbështetjes për ata që jetojnë në vështirësi, duke na rikujtuar rëndësinë e ndarjes së mirësisë me të tjerët.

Edhe këtë vit, O.H. Kalliri i Mirësisë do të angazhohet me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë në realizimin dhe shpërndarjen e kurbanëve, duke respektuar me përpikshmëri të gjitha rregullat fetare dhe standardet higjienike gjatë gjithë procesit.

Përmes besimit dhe mbështetjes së donatorëve, synohet që mishi i kurbanit të shpërndahet tek familjet me raste sociale, familjet me fëmijë jetim dhe kategoritë tjera në nevojë, me dëshirën që në ditët e Bajramit të sjellë gëzim dhe lehtësim në sofrat e tyre.

O.H. Kalliri i Mirësisë fton të gjithë bamirësit që të bëhen pjesë e këtij aksioni humanitar, duke e kthyer së bashku kurbanin në një sakrificë që bashkon njerëzit në mirësi dhe solidaritet.

Çmimi për një hise kurbani është 210 euro

Pagesat tuaja mund të i realizoni duke i vizituar zyret e O.H Kalliri i Mirësisë në Shkup apo nëpërmjet xhirollogarisë bankare:

SILK ROAD BANK

SWIFT CODE: KRSKMK2X

IBAN:

EURO MK07280105121005936

CHF MK07280105121006227

MKD 280105102703685

bidrizi