Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË
Thirrje publike për furnizim me: TEKNIKË TË BARDHË
Detajet për kontakt
| Adresa: Samoilova 78 – Skopje | |
| Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë | |
| Telefoni: 02 3112 629 | Email: info@kalliri.org |
Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, në suazat e projektit të rradhës “Shtëpi Komfore për Familjet e Jetimave dhe në nevojë”, shpall këtë thirrje publike për produkte të ndryshme për familjeve të jetimave/familje nevojtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.
Projekti pëfshin disa lloje produkte, të cilët do ti cekim në tabelën në vijim:
| TEKNIKË E BARDHË | ||
| Nr | Produkti – përshkrimi | Sasia |
| 1 | Makinë larëse (lavatriçe)
Tipi: Makinë larëse automatike, me ngarkesë frontale Kapacitet larjeje: 6 – 7 kg Shpejtësia e centrifugës: 1000 – 1200 rpm Klasa e energjisë: Minimum A+ Konsumi i ujit për cikël: ≤ 50 litra Niveli i zhurmës gjatë larjes: ≤ 58 dB, gjatë centrifugimit ≤ 78 dB Opsione: Program i shpejtë, kursim energjie, vonesë fillimi Ngjyra: E bardhë Permasat afërsisht: H 85 cm, G 60 cm, T 45–55 cm Garancia minimale: 2 vite |
35 |
| 2 | Frigorifer
Tipi: Frigorifer i kombinuar (frigorifer + friz) me derë të dyfishtë Klasa e energjisë: Minimum A+ Kapaciteti neto total: 250 – 300 litra Kapaciteti i frigoriferit: 180 – 200 litra Kapaciteti i frizit: 70 – 90 litra Konsumi vjetor i energjisë: ≤ 250 kWh/vit Niveli i zhurmës: ≤ 40 dB Ngjyra: E bardhë ose inox Permasat afërsisht: H 170–180 cm, G 55–60 cm, T 55–60 cm Garancia minimale: 2 vite |
26 |
| 3 | Furrë elektrike (shporet)
Tipi: Shporet me furrë elektrike dhe 4 pllaka elektrike Kapacitet furre: 60 – 70 litra Klasa e energjisë: Minimum A Lloji i pllakave: Elektrike (jo induksion) Kontrolli: Mekanik ose elektronik bazë Funksione: Pjekje me ventilator dhe ngrohje nga lart/poshtë Ngjyra: E bardhë ose inox Permasat afërsisht: H 85 cm, G 50–60 cm, T 60 cm Garancia minimale: 2 vite |
35 |
Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim – Teknikë e Bardhë – Shtëpi Komfore – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 – 1000 Shkup. E preferuar është që artikujt të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.
Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 21/10/2025 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim. Ekziston mundësia që ofertat të dërgohen edhe nëpërmjet e-mailit.
Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
- Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit,
- Kodi i Sjelljes,
- Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.
Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.
Zyra e prokurimit
OH Kalliri i Mirësisë
07/10/2025
Shkup, RMV
