Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për oferta: Industria e shërbimeve të softuerit dhe IT-së (Full Stack)

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për oferta:

Industria e shërbimeve të softuerit dhe IT-së (Full Stack)

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues:     Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë
Email:    info@kalliri.org Telefoni:     02 3112 629

 

Përshkrimi

Si pjesë e projekteve zhvillimore, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova dhe përkrahje nga organizata Islamic Relief Switzerland, OH Kalliri i Mirësisë shpallë thirrje publike për kompani që ofrojnë trajnime të akredituara dhe profesionale në fushën e lartë përmendur.

 

Informacion i pergjithshëm:

Ftojmë kompanitë lokale me ekspertizë në zhvillimin e Full Stack që të paraqesin propozime për ofrimin e trajnimeve si pjesë e projektit tonë. Qëllimi i kësaj nisme është të pajisë të rinjtë me aftësitë e nevojshme për të shkëlqyer në industrinë e shërbimeve të softuerit dhe IT-së, si edhe me kualifikim për tregun e punës menjeherë pas kryerjes së trajnimit.

 

Fusha e Punës:

Kompania e zgjedhur do të jetë përgjegjëse për ofrimin e një kursi të certifikuar të Full Stack në një periudhë 18-mujore. Kursi duhet të mbulojë të dy zhvillimin e faqes së përparme dhe të pasme të internetit, duke siguruar pjesëmarrësve njohuri të plota dhe përvojë praktike.

 

Kërkesat:

  • Ekspertizë e shfaqur në zhvillimin e Full Stack (Planprogram dhe trajnues të certifikuar).
  • Kurset të jenë me licencë aktive të akredituar.
  • Përvojë në ofrimin e kurseve të certifikuara.
  • Aftësi për të përshtatur kurrikulën e kursit për të përmbushur nevojat e tregut lokal.
  • Mundësi për të zhvilluar sesionet e trajnimit sipas kohës së projektit.
  • Kapacitet për të siguruar burimet dhe infrastrukturën e nevojshme për trajnim praktik.

 

Udhëzime për Dorëzim:

Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin propozimet e tyre duke përfshirë:

  • Profilin e kompanisë që përfshin përvojën relevante.
  • Përshkrim të hollësishëm të kursit dhe kurrikulës.
  • Orarin e propozuar të trajnimit.
  • Shpërndarjen e buxhetit duke përfshirë tarifat dhe shpenzimet.

 

Oferta juaj pas plotësimit duhet të futet në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën: Samoilova, 78 – 1000, Shkup  ose mund ta dërgoni në posten elektronike: info@kalliri.org

 

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 09.05.2024, ora 12:00.

Cdo ofertë pas kësaj date nuk do të merret në konsideratë.

Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në: +38923112629

   

O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit

– Kodi i Sjelljes

– Respektimi dhe mbrojtja e grupeve të prekshme të O.H. Kalliri i Mirësisë

 

Zyre për informim

O.H. Kalliri i Mirësisë

25/04/2024

Shkup – Maqedonia e Veriut

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *