Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për kandidat: Industria e shërbimeve të softuerit dhe IT-së (Full Stack)

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për kandidat:

Industria e shërbimeve të softuerit dhe IT-së (Full Stack)

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues:     Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë
Email:    info@kalliri.org Telefoni:     02 3112 629

 

Përshkrimi

Ju ftojmë të rinjtë e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në kursin e Full Stack të ofruar në kuadër të projektit tonë inkubator për ICT. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar njohuri dhe përvojë në zhvillimin e faqes së internetit, si dhe për të ndërtuar një karrierë në fushën e shërbimeve të softuerit dhe IT-së.

 

Informacion i pergjithshëm:

Projekti synon të mbështesë konkurrueshmërinë të rinjëve brenda bizneseve digjitale në vend duke përkrahur rritjen e sektorit të ICT-së dhe duke kontribuar në pavarësi ekonomike të familjeve me jetima, si dhe rrasteve sociale dhe krijim të vendeve të reja të punës. Projekti fokusohet në ofrimin e trajnimeve dhe kurseve trajnuese falas në industrinë e shërbimeve të softuerit dhe IT-së (Full Stack), ku menjëherë pas kryerjes së trajnimit kandidatët do aftësohen dhe çertifikohen dhe do jenë gati për tregun e punës dhe në atë mënyrë të pavarësohen ekonomikisht dhe të fillojnë një karrierë të suksesshme në fushën e IT-së.

VËREJTJE: Përparësi për pranim (në rrast të kualifikimeve të njëjta të kandidatëve), do të kenë të rinjtë nga familjet me jetima dhe të rrasteve sociale.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Mosha midis 17 dhe 25 vjeç.
  • Dëshira për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në zhvillimin e Full Stack.
  • Aftësi për të ndjekur trajnimin për një periudhë 18-mujore.
  • Njohuri themelore në programim ose interes për të mësuar.
  • Angazhimi për të përfunduar trajnimin dhe për të përdorur aftësitë e fituara në tregun e punës.

 

Aplikimi:

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin në linkun vijues: https://docs.google.com/forms/d/172DLb58fGr2muNCctmCJdc7eBLLWkR9Bnm4a4nHi8WM/edit

 

Afati i fundit për dorëzimin të aplikimeve është më datën 09.05.2024, ora 12:00.

 

Çdo aplikim pas kësaj date dhe kohe nuk do të merret në konsideratë. Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në: +38923112629

   

O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit

– Kodi i Sjelljes

– Respektimi dhe mbrojtja e grupeve të prekshme të O.H. Kalliri i Mirësisë

 

Zyre për informim

O.H. Kalliri i Mirësisë

25/04/2024

Shkup – Maqedonia e Veriut

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *