Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për oferta: Blerja e lopëve për projektin: KURBAN BAJRAMI 2023

Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë
Email: info@kalliri.org
Telefoni: 02 3112 629

Përshkrimi
Si pjesë e projekteve sezonale, këtë vit O.H. Kalliri i Mirësisë shpallë thirrje publike për furnizim me lopë, si pjesë e implementimit të projektit “KURBANI 2023”, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e bagëtive lartë të përmendura, therrja e tyre, paketimi, si dhe shpërndarja e tyre familjeve të jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve që janë të regjistruar pranë organizatës sonë, gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit 2023.

Informacion i pergjithshëm:
Bagëtit duhët të jetë të pështatshëm për të përmbushur kriteret e kurbanit, duhet të kenë moshën e duhur. Të jenë të shëndetshme dhe në gjendje të mirë pa dëmtime që të ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e mishit të tyre, të çertifikuara.
I gjithë mishi duhet të jetë 100 % hallall.
Therrtorja dhe vendi ku do të paketohet mishi do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga stafi i Kalliri i Mirësisë. Kurban Bajrami pritet të filloj në datën 29 Qërshor 2022.

Specifikat:
Lloji i kafshes: Lopë
Pesha: Peshë e gjallë minimale 350 kg. Pesha Neto (mish) mesatare 120-130 Kg, duke hequr kokën, këmbët, lekurën dhe te brendëshmet.
Mosha: Minimum 2 Vjeç dhe 4 ½ Vjeç Maksimumi
Sasia: 53 Lopë me një rritje maksimum deri në 10%-15%.

Kërkohet nga kompania të siguroj dhe përmbush të gjithë ciklin e ketij projekti:
1. Sigurimi i sasisë së lopëve,
2. Të siguroj thertore, me të gjitha standartet higjeno-sanitare dhe kapacitetet e nevojshme, si dhe çertifikatë për plotësimin e standardeve Hallall të therrjes së kafshëve,
3. Të siguroj transportin me makina frigoriferike deri në destinacionet e kërkuara,
4. Të kryej paketimin e pakove te mishit (1 pako përmban më së paku 5 kg mish),
5. Të garantoj dhomat frigoriferike në ngrirje për të paktën 1 javë,
6. Të ofroj faturë tatimore.
I gjithë proçesi i therrjes, konservimit, përgatitjes së pakove dhe shpërndarjes duhet të bëhet sipas të gjitha standarteve të lejuara dhe të njohura nga legjislacioni i shtetit.
Oferta juaj duhet të jetë në formatin e ofruar në ueb faqën tone ose në llogarinë në Facebook, mund ta zbritni këtu: https://kalliri.org/blog/2023/05/18/format-oferte-kurban-2023/ , ku pas plotësimit duhet të futet në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën: Samoilova, 78 – 1000, Shkup ose mund ta dërgoni në posten elektronike: info@kalliri.org
NOTE: Brenda zarfit do vendosni Oferten ekonomike, kopje te EMBS-së dhe nje kopje te ekstraktit te kompanise, përbën pëlqim nëse paraqisni referenca nga projekte të ngjashme.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 01.06.2023, ora 12:00.
Cdo ofertë pas kësaj date nuk do të merret në konsideratë.
Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në: +38923112629
O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit
– Kodi i Sjelljes
– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

Zyre për informim
O.H. Kalliri i Mirësisë
18/05/2023
Shkup – Maqedonia e Veriut

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *