Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me: Artikuj ushqimor për projektin: RAMAZANI 2023

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me:
Artikuj ushqimor për projektin: RAMAZANI 2023

Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova,78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë
Email: info@kalliri.org
Telefoni: 02 3112 629

Përshkrimi
Si pjesë e projekteve sezonale, O.H. Kalliri i Mirësisë shpall thirrje publike për furnizim me Artikuj ushqimor për pako të Ramazanit, si pjesë e implementimit të projektit “RAMAZANI 2023”. Çdo pako ushqimore (parashihen gjithsej 1,350 pako) do të përmbajë këta artikuj siç vijon në tabelë:

Nr Produkti Sasia në një pako
1 Miell 25 kg
2 Vaj 6 L
3 Sheqer 5.4 kg
4 Oriz 5.4 kg
5 Makarona 4 kg
6 Supë (40 gr) 10 pako
7 Qumësht 4 L
8 Vegetë 0.9 kg
9 Djath 2 kg
10 Fasule 1.8 kg
11 Hurma 1.2 kg

Kërkohet nga kompania e interesuar për këtë bashkëpunim të percaktoj nëse në ofertën e dhënë janë te përfshira apo jo shërbimet e mëposhtme:
1. Çmimi për njësi dhe totali për gjithë sasine;
2. Sigurimi produktit në sasinë e caktuar brenda afateve dhe viti prodhimi jo më të hershëm se viti 2022;
3. Transportin sipas kërkesës në destinacione në koordinim me organizatën tone;
4. Të kryej paketimin e pakove në pako nga kartoni (të cilat sigurohen nga Kalliri i Mirësisë);
5. Të ofroj fature tatimore;
6. Metoda e pagesës (me bank dhe pas përfudimit të shpërndarjes).
*Periudha e shpërndarjës jo më shumë se 10 ditë kalendarike.
*Është mjaft e rëndësishme prejardhja e produktit, viti i prodhimit dhe data e skadencës, ju lutem bashkangjisni kësaj oferte çertifikatën e origjines dhe raporte të analizave të cilësise së produkteve.
Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për Artikuj ushqimor – RAMAZANI 2023 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 – 1000 Shkup. Ëkziston mundësia që ofertat të dërgohen edhe nëpërmjet e-mailit.
Ofertat duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 10/03/2023 në ora 12.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.
O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit
– Kodi i Sjelljes
– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

Zyre për informim
O.H. Kalliri i Mirësisë
24/02/2023
Shkup – Republika Maqedonia e Veriut

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *