Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për zgjërimin e shkolles fillore “Naim Frashëri” – f. Studeniçan (PAJISJE PËR KLASA)

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË
Thirrje publike për zgjërimin e shkolles fillore “Naim Frashëri” – f. Studeniçan (PAJISJE PËR KLASA)

Detajet për kontakt
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë
Adresa: Samoilova, 78 – 1000, Shkup Telefoni: 02 3112 629
Email: info@kalliri.org

Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për projektin e zgjërimit të shkollës fillore “Naim Frashëri” ne f. Studeniçan, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim mundësimin e kushteve më të mira për nxënësit të asaj shkolle.
Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.
Projekti pëfshihet nga furnizimi i pajisjeve për klasa si në vijim:
1) Banka për nxënës – 30 copë,
2) Karrike për nxënës – 60 copë,
3) Banka për mësues – 2 copë,
4) Karrike për mësues – 2 copë dhe
5) Tabela klase – 2 copë.
Klasat që do të ndërtohen dhe pajisen do të ndërtohen për të mirën publike e komunës së Studeniçanit dhe gjeneratat aktuale, si edhe gjeneratat e ardshme të cilat do ti shfrytëzojnë ata.
Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “PAJISJE PËR KLASA – Projekti i Zgjërimit të shkollës fillore Naim Frashëri në f. Studeniçan”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 – 1000 Shkup. E preferuar është që pajisjet për klasat të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.
Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 25/02/2023 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim. Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit,
– Kodi i Sjelljes,
– Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.
Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

Zyra e prokurimit
OH Kalliri i Mirësisë
23/02/2023
Shkup, RMV

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *