Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për zgjërimin e shkolles fillore “Naim Frashëri” – f. Studeniçan (PAJISJE PËR KLASA)

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për zgjërimin e shkolles fillore “Naim Frashëri” – f. Studeniçan (PAJISJE PËR KLASA)

 

Detajet për kontakt

Personi kontaktues:  Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë
Adresa:     Samoilova, 78 – 1000, Shkup Telefoni:     02 3112 629
Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për projektin e zgjërimit të shkollës fillore “Naim Frashëri” ne f. Studeniçan, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim mundësimin e kushteve më të mira për nxënësit të asaj shkolle.

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.

Projekti pëfshihet nga furnizimi i pajisjeve për klasa si në vijim:

  • Banka për nxënës – 30 copë,
  • Karrike për nxënës – 60 copë,
  • Banka për mësues – 2 copë,
  • Karrike për mësues – 2 copë dhe
  • Tabela klase – 2 copë.

Klasat që do të ndërtohen dhe pajisen do të ndërtohen për të mirën publike e komunës së Studeniçanit dhe gjeneratat aktuale, si edhe gjeneratat e ardshme të cilat do ti shfrytëzojnë ata.

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “PAJISJE PËR KLASA – Projekti i Zgjërimit të shkollës fillore Naim Frashëri në f. Studeniçan”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 –  1000 Shkup. E preferuar është që pajisjet për klasat të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.

Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 04/11/2022 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim. Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

  • Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit,
  • Kodi i Sjelljes,
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.

Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

 

Zyra e prokurimit

OH Kalliri i Mirësisë

21/10/2022

Shkup, RMV

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *