Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË
Thirrje publike për furnizim me: Pako ushqimore
Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova 78 – 1000, Shkup | |
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë | Telefoni: 02 3112 629 |
Email: kallirimiresise@gmail.com | Email: info@kalliri.org |
Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për furnizim me pako ushqimore, si pjesë e implementimit të projektit të dimrit, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve dhe shpërndarjen e tyre te familjet e jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve.
Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.
Projekti pëfshinë artikujt si në vijim (përmbajtja e pakos):
- Miell – 10kg, * Vaj – 4L, * Oriz – 3kg,
- Makarona – 4 pako, * Supë – 10 pako, * Qumësht – 2L,
- Ullinj – 0.5kg, * Vegetë – 0.5kg, * Fasule – 1 kg,
- Hurma – 1 kg, * Krypë – 1 kg, * Mish pule – 1.5kg,
- Çaj – 0.5kg, * Djath – 1kg, * Sheqer – 3kg.
Pakot ushqimore do tu shpërndahen familjeve të jetimave dhe nevojtarëve të qytetit të Shkupit dhe në rrethinë, si edhe disa qyteteve të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Kërçovë, Tetovë, Prilep, Koçani dhe Kumanovë).
Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim me pako ushqimore, Projekti Dimëror 2022-2023 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, ne adresen: rruga Samoilova 78 – 1000 Shkup. Kerkohet që cdo kompani kanditate ta dergon oferten me specifikacione dhe të sjelle nje model te pakos me produktet e lartepermendura.
Tenderi është i hapur deri më datën 11/10/2022 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila arrinë pas kësaj date, do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të mund të merret në shqyrtim.
Organizata Humanitare ”Kalliri i Mirësisë“ ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
- Politika kundër rryshfetit dhe korrupsionit,
- Kodi i Sjelljes,
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.
Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.
Zyra e prokurimit
OH Kalliri i Mirësisë
27/10/2022
Shkup, RMV