Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Thirrje publike për furnizim me: FASADË PËR TERMOIZOLIM

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për furnizim me: FASADË PËR TERMOIZOLIM.

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova 78 – Skopje
Personi kontaktues:  Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për produkte/shërbime të ndryshme për 2 objekte me apartamente të parapara për dhurim të 10 familjeve të jetimave/familje nevojtare në lagjën Vizbeg të Shkupit.

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.

Projekti pëfshin disa lloje shërbimesh dhe produkte, megjithatë për këtë pjesë specifike ka nevojë për shërbime/produkte si në vijim:

  1. FASADË PËR TERMOIZOLIM për dy objekte me 10 apartamente – Përpunim i fasadës me Stiropor 8 cm, ngjitës, rrjet dhe abrib (në sasi nga 960 m2) / Përpunim i fasadës me Stiropor 2 cm, cokle+ballkone, ngjitës, rrjet dhe abrib (në sasi nga 213 m2) / Përpunim i fasadës vetëm me ngjitës, rrjet dhe abrib (në sasi nga 96 m2) dhe Përpunim i fasadës të ballkonëve, ballët dhe strea me Stiropor 2 cm, ngjitës, rrjet dhe abrib (në sasi nga 174.2 m2);

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim – FASADË PËR TERMOIZOLIM – Projekti i Apartamentave në Vizbeg – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 –  1000 Shkup. E preferuar është që artikujt të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.

Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 17/02/2022 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim. Në këtë situatë, për shkak të kushteve të Covid-19, është e preferuar është që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit.

Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

  • Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit,
  • Kodi i Sjelljes,
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.

Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

 

Zyra e prokurimit

OH Kalliri i Mirësisë

03/02/2022

Shkup, RMV

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *