Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me: Pajisje të ndryshme medicinale për 4 institucione shendetsore në RMV

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me:

Pajisje të ndryshme medicinale për 4 institucione shendetsore në RMV

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Samoilova, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues:   Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” , e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.

Si një pjesë e projekteve të karakterit shëndetsor, këtë herë O.H. Kalliri i Mirësisë shpallë tender publik, për furnizim me mjete mjekësore të ndryshme për 4 institucione shëndetsore në RMV, të cilat do ti ndihmojnë institucionet në vazhdimin e punës efikase, si dhe rritjen e standardit dhe kushteve për pacientët që trajtohen në të njëjtët spitale/institucione.

Sa i përket mjeteve të nevojshme për këtë projekt, shpallim këtë thirrje publike për furnizim me pajisjet dhe sasitë, si në vijim:

 

Nr Produkti dhe përshkrimi Sasia
1 Veturë ambulancë të ndihmës së shpejtë, veturë e re (jo e përdorur), të jetë e adaptuar për ambulance nga aspektit dhe llojit të dyerve dhe rradhitja në pjesën e paraparë për pacientë.

Gjihashtu, vetura të jetë e pajisur me sistem integruar për pajisje me oksigjen, mbajtës për infuzion, sistem për oksigjen, pompë thithëse, respirator portabl, defibrilator, ECG portabl, mjet për matje të presionit, sistem portabl për suport oksigjenit, ballona ventilimi për të rritur/fëmijë dhe mitur, set për imobilizim të korrizit, set për fraktura, imobilizer për kokën, set për reanimin, streçer automatik/me rrota, karrikë kardiake, bord korrizor për rritur/fëmijë, dyshek vakuum dhe streçer-gërshërë.

 

 

 

 

 

1

2 Krevat medicinal për të rritur për përdorim në spital (dimenzione standarde) 166
3 Çarçaf për përdorim në spital (set) – 100% pamuk (dimenzionet dhe sasitë të jenë në dakord me krevatet lartë të përmendura) 166
4 Jastëk për përdorim në spital (dimenzionet të jetë në dakord me krevatet lartë të përmendura) 166
5 Kabinet medicinal për pacient në spital (40 x 48 x 80 cm) 166
6 EKG makinë 12 kanalësh me kablo 10-telëshe, elektroda dhe kllampa për pacient 2
7 Pacient monitor me modul për EKG, SpO2, Respiracion, Shtypje të gjakut joinvazive 4

 

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për pajisje të ndryshme medicinale për 4 institucione shëndetsore në RMV – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 –  1000 Shkup. Në këtë situatë të re, për shkak të situatës aktuale të pandemisë, ekziston mundësia që ofertat të dërgohen edhe nëpërmjet e-mailit.

Ofertat duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 21/05/2021 në ora 15.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

 

O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit

– Kodi i Sjelljes

– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

 

Zyre për informim

O.H. Kalliri i Mirësisë

07/05/2021

Shkup – Maqedonia e Veriut

 

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *