Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË, hap thirrje publike për furnizim me: Artikuj ushqimor për projektin: RAMAZANI 2021

Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova,78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni: 02 3112 629
Email: kallirimiresise@gmail.com
Email: info@kalliri.org

Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” , e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.
Si një pjesë e projekteve të shumta, këtë herë O.H. Kalliri i Mirësisë shpallë thirrje publike për furnizim me Artikuj ushqimor për pako të Ramazanit, si pjesë e implementimit të projektit “RAMAZANI 2021”. Çdo pako ushqimore do të përmbajë këta artikuj siç vijon në tabelë:

Nr Produkti Sasia në një pako
1 Miell 5 kg
2 Vaj 5 l
3 Oriz 3 kg
4 Qumësht 2 l
5 Fasul 2 kg
6 Hurma 1 kg
7 Çaj 0.5 kg
8 Djathë 1 kg
9 Sheqer 4 kg

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për Artikuj ushqimor – RAMAZANI 2021 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 – 1000 Shkup. Për shkak të virusit Covid-19, është e preferuar është që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit.
Ofertat duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 02/04/2021 në ora 12.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.
O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit
– Kodi i Sjelljes
– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

Zyre për informim
O.H. Kalliri i Mirësisë
20/03/2021
Shkup – Republika Maqedonia e Veriut

 

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *