Detajet për kontakt
Adresa: Joakim Kërçoski, pn – 1000, Shkup | |
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë | Telefoni: 02 3112 629 |
Email: kallirimiresise@gmail.com | Email: info@kalliri.org |
Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” , e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.
Si një pjesë e projekteve të shumta, këtë herë O.H. Kalliri i Mirësisë shpallë tender publik, për furnizim me mjete mjekësore të ndryshme, të cilat do ti ndihmojnë këtij institucioni në vazhdim të punës efikase, si dhe rritjen e standardit dhe kushteve për pacientët që trajtohen në të njëjtin spital.
Sa i përket mjeteve të nevojshme për këtë projekt, bëjmë thirrje publike për furnizim me këta mjete dhe sasi, siç vijon:
Nr | Produkti dhe përshkrimi | Sasia |
1 | Veturë ambulancë të ndihmës së shpejtë, veturë e re (jo e përdorur), të jetë e adaptuar për ambulance nga aspektit dhe llojit të dyerve dhe rradhitja në pjesën e paraparë për pacientë.
Gjihashtu, vetura të jetë e pajisur me sistem integruar për pajisje me oksigjen, mbajtës për infuzion, sistem për oksigjen, pompë thithëse, respirator portabl, defibrilator, ECG portabl, mjet për matje të presionit, sistem portabl për suport oksigjenit, ballona ventilimi për të rritur/fëmijë dhe mitur, set për imobilizim të korrizit, set për fraktura, imobilizer për kokën, set për reanimin, streçer automatik/me rrota, karrikë kardiake, bord korrizor për rritur/fëmijë, dyshek vakuum dhe streçer-gërshërë. |
1 |
2 | Krevat medicinal për të rritur për përdorim në spital (dimenzione standarde) | 50 |
3 | Krevat medicinal për fëmijë (186 x 86 cm) | 20 |
4 | Krevat medicinal për fëmijë (126 x 66 cm) | 10 |
5 | Kabinet medicinal për pacient në spital (40 x 48 x 80 cm) | 80 |
6 | Inhallator për fëmijë dhe të rritur me kapacitet të rrjedhjes nga 5-8 litra/min. | 4 |
7 | EKG makinë 12 kanalësh me kablo 10 telëshe, elektroda dhe kllampa për pacient | 2 |
8 | Pacient monitor me modul për EKG, SpO2, Respiracion, Shtzpje të gjakut joinvazive | 4 |
9 | Aspirator për spital me kapacitet 18 litrash për minutë dhe 1 kanistër autoklavir litër | 2 |
10 | Çarshaf për përdorim në spital (set) – 100% pamuk (dimenzionet dhe sasitë të jenë në dakord me krevatet lartë të përmendura) | 80 |
11 | Jastëk për përdorim në spital (dimenzionet të jetë në dakord me krevatet lartë të përmendura) | 80 |
Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për Pajisje të Spitalit të Kërçovës – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Joakim Kërçoski, pn – 1000 Shkup. Në këtë situatë të re, për shkak të virusit Covid-19, është e preferuar është që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit.
Ofertat duhet të dorëzohen në adresën ose e-mailin e lartë përmendur më së voni deri më datë 01/05/2020 në ora 12.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.
O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit
– Kodi i Sjelljes
– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë
Zyre për informim
O.H. Kalliri i Mirësisë
17/04/2020
Shkup – Maqedonia e Veriut