Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË Thirrje publike për furnizim me: Lopë për projektin: KURBANI 2020

 

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për furnizim me:

Lopë për projektin: KURBANI 2020

 

 

Detajet për kontakt

Adresa:     Joakim Kërçoski, pn – 1000, Shkup
Personi kontaktues:     Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni:     02 3112 629
Email:     kallirimiresise@gmail.com Email:     info@kalliri.org

 

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” , e themeluar në vitin 1991, me aktivitetet e njëpasnjëshme humanitare si në të kaluarën edhe sot po vazhdon tu bëjë ballë sfidave të kohës, çdoherë u mundua sipas mundësive të ishte pranë atyre që më së tepërmi kishin nevojë.

 

Si një pjesë e projekteve të shumta, këtë herë O.H. Kalliri i Mirësisë shpallë thirrje publike – tender, për furnizim me lopë, si pjesë e implementimit të projektit “KURBANI 2020”, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e bagëtive lartë të përmendura, therrja e tyre, paketimi, si dhe shpërndarja e tyre familjeve të jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve që janë të regjistruar pranë organizatës sonë, gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit 2020.

 

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.

 

  Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim Lloji
1 Certifikata e biznesit Kopje
2 Certifikata e TVSH-së (nëse ka) Kopje
3 Deklaratë me shkrim mbi atë se kompania garanton që forma e therrjes së kurbanave është hallall (apo certifikate Hallall nëse ka) dhe se do therrja do të bëhet në thertore të licencuar E vulosur dhe nënshkruar (nërrast të certifikatës hallall atëherë kopie të kësaj certifikate). Licenca e thertores (kopje).
4 Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik që vërteton se mishi që del nga therrja e lopëve është i sigurt për konsumim të gjërë dhe nuk e rezikon shëndetin publik E vulosur dhe e nënshkruar
5 Deklaratë me shkrim mbi atë se kompania garanton që lopët që janë pjesë e ofertës për kurban janë të moshës jo më të re se 2 vjet E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

 

 

 

 

  Oferta – Karakteristikat Sasia Çmimi / njësi Çmimi total
1 Lopë të moshës mbi 2 vjeçare minimum 450 kg, së bashku me therrjen e tyre në mënyrë hallall, copëtimi dhe paketim të mishit, mbajtja në frigoriferë e mishit të paketuar për së paku 2 javë nga dita e therjes dhe transportimi i mishit të paketuar deri në vendin e shpërndarjes.      
2 Total çmimi pa TVSH  
3 Total çmimi  

 

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për lopë – KURBANI 2020 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Joakim Kërçoski, pn –  1000 Shkup. Në situatën e re, për shkak të virusit Covid-19, e preferuar është që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit.

 

Ofertat në zarf duhet të dorëzohen në adresën e lartë përmendur më së voni deri më datë 21/07/2020 në ora 15.00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

 

O.H. Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

– Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit

– Kodi i Sjelljes

– Respektimi dhe Mbrojtja e grupeve Vulnerable (Përfituesve) të O.H. Kalliri i Mirësisë

 

 

Zyre për informim

O.H. Kalliri i Mirësisë

08/07/2020

Shkup – Maqedoni

 

kallirio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *