Kalliri i Mirësisë

Thirrje publike për furnizim me: Dru për ngrohje dhe Pako ushqimore

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË

Thirrje publike për furnizim me: Dru për ngrohje dhe Pako ushqimore

 

Detajet për kontakt

Adresa: Samoilova, 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni: 02 3112 629
Email: info@kalliri.org  

 

Përshkrimi

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për furnizim me Dru për ngrohje dhe Pako ushqimore, si pjesë e implementimit të projektit të dimrit 2026/2027, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve lartë të përmendura dhe shpërndarja e tyre familjeve të jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve.

Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga OH Kalliri i Mirësisë.

Projekti pëfshinë dy (2) lloje artikujsh:

Nr Produkti / Përshkrimi Sasia
1 DRU ZJARRI – LISI ose AHU (njësi m3).

Sasia e nevojshme: 165 m3, me mundesi per rritje;

165 m3
2 PAKO USHQIMORE – Përmbajtja e pakos:

Miell – 25kg, Vaj – 6L, Oriz – 5.4kg, Makarona – 2kg, Supë – 10 pako (0.4kg), Qumësht – 5L, Vegetë – 0.9kg, Fasule – 1.8kg, Hurma – 1kg, Djath – 2kg, Sheqer – 5.4kg

 

58 pako

 

Për shkak të natyres së ndryshme të produkteve ne fjalë, kandidatët qe do aplikojnë do duhet të aplikojnë në mënyrë të ndarë (vetëm për një nga produktet, por nëse posedojnë edhe më shumë se një, mund të aplikojnë për të gjitha ose disa). Për më shumë informata rreth aplikimit më konkret mund të informohen në webfaqen ose llogarinë e Facebookut të organizatës Kalliri i Mirësisë.

Drutë për ngrohje dhe pakot ushqimore do tu shpërndahen familjeve të jetimave dhe nevojtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kritere të parapërcaktuara nga ana e Komisionit të Prokurimit të OH Kalliri i Mirësisë.

Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim Projekti Dimëror 2026-2027 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, duke i sjell ato në rrugën Samoilova, 78 –  1000 Shkup. E preferuar është që artikujt të dërgohen me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.

Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se data 13/11/2026 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim.

Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:

* Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit,

* Kodi i Sjelljes,

* Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.

Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

 

Zyra e prokurimit

OH Kalliri i Mirësisë

30/10/2026

Shkup, RMV

kallirio