Kalliri i Mirësisë

U REALIZUA TAKIM EDUKATIV ME PROF. KUJTESA XHELADINI

O.H. Kalliri i Mirësisë, me qëllim të ngritjes intelektuale dhe edukimit të mirëfilltë të studentëve, edhe këtë javë vazhdoi me realizimin e takimeve javore edukative.

Musafire e kësaj jave ishte profesoresha e nderuar Kujtesa Xheladini, e cila para studentëve shtjelloi temën “Teoria e kaosit dhe efekti i fluturës”, një temë mjaft interesante dhe reflektuese mbi ndikimin që veprimet e vogla mund të kenë në zhvillime të mëdha në jetë dhe shoqëri.

Takimi u zhvillua në një atmosferë interaktive dhe shumë pozitive, ku studentët patën mundësi të diskutojnë dhe të shkëmbejnë mendime rreth temës së trajtuar, duke u ndarë shumë të kënaqur me ligjëratën dhe mesazhet e përcjella gjatë saj.

bidrizi