Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË
Thirrje publike për furnizim me: Pako ushqimore

Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova 78 – 1000, Shkup
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni: 02 3112 629
Email: kallirimiresise@gmail.com
Email: info@kalliri.org

Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për furnizim me pako ushqimore, si pjesë e implementimit të projektit të dimrit, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve dhe shpërndarjen e tyre te familjet e jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve.
Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve paraprakisht të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.
Projekti pëfshinë artikujt si në vijim (përmbajtja e pakos):
• Miell – 10kg, * Vaj – 4L, * Oriz – 3kg,
• Makarona – 4 pako, * Supë – 10 pako, * Qumësht – 2L,
• Ullinj – 0.5kg, * Vegetë – 0.5kg, * Fasule – 1 kg,
• Hurma – 1 kg, * Krypë – 1 kg, * Mish pule – 1.5kg,
• Çaj – 0.5kg, * Djath – 1kg, * Sheqer – 3kg).
Pakot ushqimore do tu shpërndahen familjeve të jetimave dhe nevojtarëve të qytetit të Shkupit dhe në rrethinë, si edhe disa qyteteve të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Kërçovë, Tetovë, Prilep, Koçani dhe Kumanovë).
Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim me pako ushqimore, Projekti Dimëror 2021-2022 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, ne adresen: rruga Samoilova 78 – 1000 Shkup. Kerkohet që cdo kompani kanditate ta dergon oferten me specifikacione dhe të sjelle nje model te pakos me produktet e lartepermendura.
Tenderi është i hapur deri më datën 19/11/2021 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila arrinë pas kësaj date, do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të mund të merret në shqyrtim. Duke pasur parasyshë aktualitetin botërorë, për shkak të kushteve të Covid-19, në mundësi, ju sugjerojmë që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit info@kalliri.org .
Organizata Humanitare ” Kalliri i Mirësisë “ ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër rryshfetit dhe korrupsionit,
– Kodi i Sjelljes,
– Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.
Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.

Zyra e prokurimit
OH Kalliri i Mirësisë
05/11/2021
Shkup, RMV