Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Organizata Humanitare KALLIRI I MIRËSISË
Thirrje publike për furnizim me: Dru për ngrohje gjatë dimrit.

Detajet për kontakt
Adresa: Samoilova 78 – Skopje
Personi kontaktues: Zyra e prokurimit – OH Kalliri i Mirësisë Telefoni: 02 3112 629
Email: kallirimiresise@gmail.com
Email: info@kalliri.org

Përshkrimi
Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shpall thirrje publike për furnizim me dru për ngrohje si pjesë e implementimit të projektit të dimrit, nëpërmjet të cilit kemi për qëllim blerjen e artikujve të lartë përmendura dhe shpërndarjen e tyre te familjet e jetimëve, skamnorëve dhe nevojtarëve.
Projekti në fjalë është me karakter humanitar dhe zbatimi i tij do të jetë sipas bazave dhe kritereve të përcaktuara nga O.H. Kalliri i Mirësisë.
Projekti pëfshinë:
1. DRU PËR NGROHJE – AHU ( njësi m3 );.
Drunjtë për ngrohje do tu shpërndahen familjeve të jetimave dhe nevojtarëve të qytetit të Shkupit dhe në rrethinë, si edhe disa qyteteve të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Kërçovë, Tetovë, Prilep, Koçani dhe Kumanovë).
Dru zjarri ne total do te blihen 2.982 m³. Ne oferte kerkohet te jepet cmimi i m3 dhe te specifikohet nese perfshihen ose jo ne cmime sherbimet si me poshte:
1. Transporti,
2. Faturë të rregullt tatimore,
3. Pirun për të lehtësuar ngarkimin dhe shkarkimin e paletave,
4. Të respektojë kushtet e kontratës.
Shënim: pagesa do të realizohet nëpërmjet llogarisë bankare.
Ofertat tuaja duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull: “Oferta për furnizim me dru, Projekti Dimëror 2021-2022 – O.H. Kalliri i Mirësisë”, ne adresen: rruga Samoilova 78 – 1000 Shkup. Preferohet që oferta të dërgohet me specifikacione dhe të shoqëruara me fotografi.
Tenderi eshte i hapur deri ne daten 19/11/2021 në ora 12:00. Çdo ofertë e cila arrine pas kësaj date, do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të mund të merret në shqyrtim. Duke pasur parasyshë aktualitetin botërorë, për shkak të kushteve të Covid-19, në mundësi ju sugjerojmë që ofertat të dërgohen nëpërmjet e-mailit info@kalliri.org .
Organizata Humanitare ” Kalliri i Mirësisë “ ka zero tolerancë ndaj çdo thyerje proçedurash si:
– Politika kundër rryshfetit dhe korrupsionit,
– Kodi i Sjelljes,
– Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerable (Përfituesve) të Kallirit të Mirësisë.
Ju lutemi për çdo paqartësi ose pyetje të na kontaktoni ne email ose telefon që janë përmend më lartë.
Zyra e prokurimit
OH Kalliri i Mirësisë
05/11/2021 – Shkup, RMV