
Përfundoi me sukses projekti i shpërndarjes së çantave dhe mjeteve shkollore nga OH “Kalliri i Mirësisë”
Me datë 10.09.2019 e martë përfundoi projekti i çantave dhe mjeteve shkollore për këtë vit. Në bazë të planit të hartuar për realizimin sa më efikas të projektit, ekipi i OH “Kalliri i Mirësisë”, bëri shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore ku u përfshinë një numër i madh i nxënësve nëpër shkolla të ndryshme dhe qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së veriut.
Numri i përgjithshëm i përfituesve nga ky projekt arriti në 1200 nxënës, duke filluar nga disa shkolla fillore të disa komunave të Shkupit: Komuna Çair, Komuna e Butelit, Komuna e Gazi Babës, Komuna e Haraçinës, Komuna e Sarajit, Komuna e Studeniçanit, Komuna e Shuto Orizares, shkollat fillore në Kërçovë dhe rethinë, sholla fillore në Komunën e Dollnenit si dhe në disa shkolla në Koçani.
Njëherit një falenderim i veçantë shkonë edhe për partnerët dhe donatorët vendas si dhe shkollat fillore në të gjithë vendin për bashkëpunimin korrekt me OH “Kalliri i Mirësisë” gjatë shpërndarjes së çantave dhe mjeteve shkollore.
Zyra për informim pranë OH Kalliri i Mirësisë /10.09.2019