Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

Përfundoi projekti i shpërndarjes së mishit të kurbanit 2019 nga OH Kalliri i Mirësisë

Me datë 14.08.2019 e mërkurë përfundoi me sukses projekti i Kurban Bajramit për këtë vit. Në bazë të planit të hartuar për realizimin sa më efikas të projektit, ekipi i OH Kalliri i Mirësisë, bëri shpërndarjen e mishit të kurbanit ku u përfshinë një numër i madh i qyteteve të Republikës së Maqedonisë së veriut, duke filluar nga Shkupi me rethinë, Kumanova, Tetova, Kërçova, Prilepi, Koçani, Kratova, Kriva Pallanka, Berova, Velesi, Vinica etj.

Numri i përgjithshëm i përfituesve nga ky projekt arriti në 4300 familje. Për arritjen e këtij suksesi fillimisht falenderojmë All-llahun e lartësuar, pastaj partnerët e shumtë dhe bamirësit nga diaspora dhe mbrenda të cilët ia besuan këtë emanet OH Kalliri i Mirësisë.

Njëherit një falenderim i veçantë shkonë edhe për shoqatat bashkëpuntore nga vendi për realizimin e këtij projekti: SHE “ Vllaznia”, “Forumin Rinorë Islam”, “Yardem Eller Dernegi” etj., si dhe aktivistët e palodhshëm të OH”Kalliri i Mirësisë” të cilët e bënë të pamundurën që emaneti i marë mbi supet tona të arrijë deri te përfituesit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të njëjtëve t’u ofron ndihmë dhe gëzim.

Krahas shpërndarjes se pakove me mish kurbani, për përfituesit gjatë këtyre ditëve të nxehta OH Kalliri i mirësisë siguroi edhe kushte të përshtatshme gjatë shpërndarjes së mishit si tenda dhe ujë të ftohtë.

Zyra për informim pranë OH Kalliri i Mirësisë /15.08.2019/