Kalliri Mirësisë
  • Joakim Kërçovski PN
  • +02311 2629
  • E Hënë - E Premte:  9:00  -  16:00

O.H. “Kalliri i Mirësisë” ndanë 220 laptopë për fëmijët jetimë

Mbrëmjen e djeshme në ambientet e Teatrit Kombëtar Maqedonas u organizua manifestimi qëndror me rastin e fushatës “Java e Jetimit 2019” fushatë kjo e cila organizohet për të shtatën herë me radhë.

Manifestimi në fjalë ngërtheu në vete dy pjesë, atë kulturore dhe ndarjen e dhuratave për jetimë.

Me fjalë rasti para audiencës si nikoqir i kësaj mbrëmje u paraqit kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë” z. Rufat Sherifi i cili ndër të tjera falenderoi përzemërsisht donatorët të cilët në vazhdimësi përkrahin O.H “Kalliri i Mirësisë” si dhe përfaqësuesja e IHH nga Turqia Hatixhe Xhevher.

Mbremjen e ketij manifestimi e pasuruan performacat e ndryshme te jetimeve nga vendet e Ballkanit si Shqipëria,Kosova, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës si dhe kënduesit e mirënjohur të ilahive si Musli Musliu dhe Egzon Ibrahimi dhe aktori i mirënjohur Genci Mirzo.

Për mbështetje të vazhdueshme socio- humanitare O.H ” Kalliri i Mirësisë” dekoroi me “Kalliri i Artë”NTP “Harbin Trade”, NTP “Zeko Trade” ,”Hotel AEN” dhe Baskësia Islame Regensdorf,Zvicër.

Veçantia e këtij manifestimi ishte pjesa e fundit ku u bë ndarja e 220 laptopëve për fëmijët jetim të vendit dhe organizatat pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme.

O.H “Kalliri i Mirësisë” falenderon përzemërsisht çdo kontribues dhe donatorë të cilët mundësuan realizimin edhe të këtij projekti fisnik ” Java e jetimit 2019″

Zoti ju shpërbleftë!

Zyra për informim pranë OH “Kalliri i Mirësisë /13.10.2019/